Kurti: Ka persona të arrestuar dhe prova materiale lidhur me sulmin e kanalit të ujit në Zubin Potok - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Ka persona të arrestuar dhe prova materiale lidhur me sulmin e kanalit të ujit në Zubin Potok

    Insajderi
    30 November 2024 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia ka zhvilluar bastisje dhe se ka persona të arrestuar dhe dëshmi e prova materiale.

    Ai ka treguar gjithashtu se është arritur sanim i pjesshëm i dëmtimit të kanalit.

    “Kemi arritur që deri diku ta sanojmë dëmin. Jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve të ujit të kanalit, që e bën edhe ftohjen e elektranave dhe furnizimin me ujë. Policia po i zhvillon hetimet, ka bastisje dhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminel e terrorist do të përballen me drejtësinë dhe ligjin të Republikës demokratike të Kosovës”, ka thënë kryeministri.

    Kurti ka thënë se të gjithë kriminelët dhe terroristët që e kanë shkaktuar sulmin do të përballen me ligjin e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark