Kurti: Karrigen e nënkryetarit serb nuk është duke e zënë askush, votimi për Emilja Rexhepin s’mund të anulohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Karrigen e nënkryetarit serb nuk është duke e zënë askush, votimi për Emilja Rexhepin s’mund të anulohet

    Insajderi
    02 October 2025 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot në një prononcim para gazetarëve ka deklaruar se e konsideron humbje kohe dhe dëm mosfunksionimin e Kuvendit të Kosovës.


    Ndërkaq, në lidhje me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, ai tha se serbë nuk janë vetëm deputetët nga Lista Serbe, por edhe Nenad Rashiq.

    “Konsideroj që është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Kosovës. Kuvendi e ka zgjedhur kryetarin, Dimal Bashën, i ka zgjedhur katër nënkryetarët, Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun, Kujtim Shalën dhe Emilja Rexhepin, askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga komuniteti serb. Është dashur që të vazhdojë puna e Kuvendit sepse shteti i Kosovës nuk ka kohë për të humbur.  Emilja Rexhepi është nënkryetare e Kuvendit, nuk mundet votimi për Emilja Rexhepin të anulohet. Prandaj ne kemi ngelur vetëm te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb. Por mos harroni, nuk janë serbë vetëm ata të Listës Serbe, serb është edhe Nenad Rashiq. Në njërën anë përfaqësuesi i Listës Serbe i mori vetëm 10 vota, e Nenad Rashiq 56. Vetëm pesë vota t’ia jepnin këta 52 që janë të opozitës, sot nuk ishim duke i bërë këto pyetje dhe këto përgjigje”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark