Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai thotë se Kosova dhe Serbia konfirmuan obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme, shkruan Insajderi.
“Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave katasdralë që s’ka ndodh as sot e kësaj dite, ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16 që muajin që vjen i mbush 10 vjet”, tha Kurti në RTK.