Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur gjermane, Frankurter Allgemaine Zeitung. Intervista e plotë ende nuk është publikuar, por, gazetari Michael Martens ka dhënë detaje nga intervista me Kurtin në Twitter.
Martens ka treguar temat kryesore për të cilat foli me Kurtin. Ky i fundit tregoi se pse u pajtua për çështjen e targave.
“Kurti tha se u pajtua për një kompromis në “krizën e targave” pas paralajmërimit nga ambasadori i ShBA-së në Prishtinë se situata në veriun e Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, shkroi Martens në Twitter.
Po ashtu, gazetari gjerman ka treguar se Kurti i tha se ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kishte më shume informacion se ai për situatën në veri.
Just had an extensive interview with Kosovo Prime Minister Albin Kurti after the “license plate crisis” seems to have been defused for the time being. Some of the key statements and topics:
— Michael Martens (@Andric1961) November 26, 2022