Sonte në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, është bërë lansimi i platformës, dedikuar mërgatës ‘Shijo Kosovën’.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mërgata jonë është brenda popullit dhe kombit, edhe pse është jashtë atdheut.
“Rikthimi juaj në atdhe simbolizon lidhjen e përjetshme. Mërgata ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha fushat dhe etapat”, tha Kurti. Sipas tij kontributi i mërgatës ndjehet në të gjitha segmentet.
Shefi i ekzekutivit premtoi mbështetje ndaj diasporës. Kurti tha se një mundësi e mirë për diasporën është edhe investimi në Fondin Sovran, që me të synohet indeksimi i kompanive kosovare.
Edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka vlerësuar rolin e mërgatës. Sipas saj platforma dedikuar mërgatës ‘Shijo Kosovën’, është mundësi për mërgatën.