Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ish-lideri i saj, Albin Kurti, ka thënë se dje në tryezën e organizuar nga ekspertët për demarkacion, janë vërtetuar edhe nënshkrimet e mbi 200 mijë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët nuk duan t’i falin tokë askujt.
Kurti po ashtu ka kritikuar edhe qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjet jetike që po kalon Kosova.
Madje ai ka thënë se nuk është mirë që të merren si të mirëqena të gjitha ato që i kërkon Amerika.
“Dua ta kundërshtoj keqpërdorimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sepse po thuhet se ka thënë ambasadori amerikan kështu apo ashtu. Besoj se të gjithë e domë Amerikën, por shtrohet pyetja se cilën Akerikë e domë – atë të Rusveldit ….”, ka thënë Kurti duke iu ndërprerë fjalimi për shkak se kohës së përcaktuar për fjalim”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës./Insajderi.com