Kryeministri Albin Kurti, tha sot se e Kosova është republikë demokratike, kryeministrat nuk formojnë asociacione të komunave, duke shtuar se kjo duhet të vijë nga komunat.
Ai tha se kanë shprehur gatishmërinë për të shkruar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se për këtë është refuzuar.
“Komunat asociohen me njëra-tjetrën, koordinohen, bashkëpunojnë e kështu me radhë. Ne tanimë e kemi një asociacion të komunave. Nëse dikush e dëshiron edhe një asociacion tjetër atëherë kjo duhet të vijë nga komunat. Nuk formon kryeministri e as nuk i themelon ato. Është në kuptimin e nocionit asociacion liria e asociimit, jo imponimi i asociimit. Nëse kryeministri do të themelonte një asociacion të komunave ky do të ishte imponim Ky do të ishte një imponim ndaj komunave, asociimi është liri, është e drejtë. Këtë se bëj dot unë aq më pak ndonjë shtet fqinj që mund të ketë pretendime të tilla”, ka thënë Kurti.
“Marrëveshja Bazike është para se gjithash dhe mbi të gjitha. Unë kam kërkuar që atë ta nënshkruajmë sepse është paketa ku gjithçka mund të vendoset e jo të nxjerrësh diçka nga paketa e ta shkatërrosh paketën. Atë s’e lejoj”.