Kurti, kryetarëve të komunave: Buxheti është rritur për 100 mln euro, duhet të rrisni cilësinë e shërbimeve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti, kryetarëve të komunave: Buxheti është rritur për 100 mln euro, duhet të rrisni cilësinë e shërbimeve

    Insajderi
    10 January 2023 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me kryetarët e komunave që po mbahet të martën në Prishtinë, ka thënë se komunat bashkërisht me Qeverinë, përmes ekzekutimit të mirëfilltë të buxhetit, duhet ta lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe të zhvillojnë ekonominë e komunave dhe të vendit.

    Ai ka theksuar se për këtë vit kanë rritur për 100 milionë euro buxhetin për nivelin komunal, por ka shtuar se me rritjen e buxhetit duhet të rritet edhe cilësia e shërbimeve për qytetarët.

    “Buxheti për vitin 2023 do të jetë mbi 3.2 miliardë euro dhe është buxheti më i lartë ndonjëherë një Kosovën e pavarur. Për nivelin komunal ka një rritje të buxhetit për gati 100 milionë euro krahasuar me vitin paraprak. Kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies së tyre, edukimit, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës dhe zhvillimit socio-ekonomik”, është shprehur Kurti.

    Ai ka thënë se duhet fokusuar që shpenzimi i këtij buxheti të jetë i hapur, transparent dhe llogaridhënës.

    Kurti ka deklaruar se për vitin 2023 i kanë shtuar edhe rreth 240 pozita të reja për inspektoratet, në mënyrë që, siç ka thënë ai, të mbrohen më shumë të drejtat e punëtorëve, të sigurohet cilësia e shërbimeve, të mbrohen të drejtat e konsumatorëve dhe të bëhet mbledhja e tatimeve që mundëson ofrimin më të mirë të shërbimeve publike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark