Kurti kujton ish-kryeministrin serb, Zoran Gjingjiq: Vetëm me të Serbia i kishte dy vjet demokraci – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti kujton ish-kryeministrin serb, Zoran Gjingjiq: Vetëm me të Serbia i kishte dy vjet demokraci

    Insajderi
    12 March 2023 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar kryeministrin e vrarë serb, Zoran Gjingjiq në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

    Kurti ka thënë se ai ishte i ndikuar nga Shkolla e Frankfurtit dhe filmi më i dashur i tij ishte Andrei Rublev i Andrei Tarkovskyt.

    Kurti ka theksuar se urdhërdhënësit e vrasjes së Gjingjiqit nuk u zbuluan kurrë.

    “Atentatorët që vranë ish kryeministrin serb më 12 mars 2003, Zvezdan Jovanoviq – Zmija dhe Milorad Ulemek – Legija, përfunduan në CZ të Beogradit të dënuar me nga 40 vjet burg, por jo edhe urdhërdhënësit të cilët nuk u zbuluan kurrë (ndoshta pse diheshin ngahera). Këta të dy janë edhe kriminelë lufte në Kosovë, organizatorë e ekzekutorë masakrash mbi shqiptarët, e bashkë me Goran Radisavljeviq – Gurin, thuhet se janë edhe pjesëmarrës në shtet-rrethimin e Jasharëve në Prekaz. Krimi i organizuar, krimet e kryera gjatë luftës dhe diktatura shoviniste ecin bashkë”, ka shkruar kryeministri.

    Postimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark