Kurti kundër Shqipërim Arifit, kërkon mos të shkarkohet Ardita Sinani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti kundër Shqipërim Arifit, kërkon mos të shkarkohet Ardita Sinani

    Insajderi
    11 April 2022 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e përkrah iniciativën për shkarkimin e Ardita Sinanit nga pozita e kryetares së Preshevës.

    Gjatë takimit të zhvilluar sot me përfaqësuesit e Luginës, ku e pranishme ishte edhe Sinani, Kurti ka diskutuar rezultatet e zgjedhjeve në Serbi veçanërisht për tri komunat me shumicë shqiptare. Kryeministri ka theksuar se gjendja e shqiptarëve në përgjithësi në këto komuna, përcillet me politika diskriminuese e shtypëse të Serbisë.

    Prandaj, kryeministri Kurti kërkon angazhim të përbashkët e vigjilencë të shtuar, “vendosmëri e ruajtje të unitetit politik të subjekteve shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”.

    Si rrjedhojë, Kurti bënë thirrje të mos mbështeten tentimet për acarim mes shqiptarëve, pjesë të së cilës e sheh edhe synimin për ta rrëzuar nga pozita e kryetares së Preshevës Ardita Sinianin.

    “Pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, znj.Ardita Sinani. Përçarja e ndarja janë gabim dhe bëhen dëm” u shpreh kryeministri Kurti, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

    Tutje, ai thotë se bashkëpunimi e rreshtimi i drejtë ndaj mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë por domosdoshmëri e kohës.

    Kujtojmë se Ardita Sinani ka njoftuar dje se është thirrur seancë e jashtëzakonshme për shkarkimin e saj.

    Prandaj, ka kërkuar shtyerjen e seancës pasi sot ka pasur të udhëtojë në Prishtinë për të zhvilluar takim me Kurtin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark