Kurti: Kushtetuta e Kaçanikut, gurthemel i shtetësisë së Republikës së Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Kushtetuta e Kaçanikut, gurthemel i shtetësisë së Republikës së Kosovës

    Insajderi
    07 September 2020 - 07:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka quajtur gurthemel të shtetësisë së Republikës së Kosovës, miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut, 30 vite më parë.

    Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kushtetuta e Republikë së Kosovës, e miratuar para 30 viteve ishte rrjedhim i logjikshëm politik i delegatëve votues e nënshkrues të deklaratës Kushtetuese me 2 korrik 1990.

    “Në ditën e sotme, tri dekada më parë, më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në Kaçanik miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe shpallën Republikën e Kosovës si shtet demokratik të kombit shqiptar dhe të pjesëtarëve të kombeve dhe pakicave kombëtare, shtetasve të vetë, me territor unik, të patjetërsueshëm dhe të pandashëm”, tha Kurti.

    Kurti ka kujtuar delegatët nënshkrues, të gjallë e ata në përjetësi. Madje, ka akuzuar pushtetet e deritashmë për lënie në harresë.

    “Kushtetuta e Republikës së Kosovës ishte rrjedhimi i logjikshëm politik i 111 delegatëve votues dhe 114 delegatëve nënshkrues të Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, të cilët nën kërcënimin e tytave të armëve të policisë serbe, njëzëri dhe të bashkuar nënshkruan aktin e parë legal e legjitim të vetëvendosjes politike të kombit shqiptar në ish Jugosllavi. Sot, edhe pse të lënë në harresë nga pushtetet e deritanishme, me krenari e respekt kujtomë delegatët nënshkrues, të gjallë dhe ata në përjetësi”, ka theksuar kreu i VV-së.

    Ish-kryeministri Kurti, Kushtetutën e Kaçanikut e ka quajtur edhe gurthemel të shtetësisë së Kosovës.

    “Kushtetuta e Kaçanikut, përveç gurthemel i shtetësisë së Republikës së Kosovës, është triumfi i legjitimitetit popullor të vullnetit të lirë qytetar mbi legalitetin shtypës të Serbisë. Ky vullnet i lirë i dhe i ligjshëm u rilegjitimua me referendumin për Republikën e Kosovës si shtet sovran e i pavarur më 30 shtator 1991, dhe u kurorëzua me luftën çlirimtare të popullit shqiptar të organizuar e udhëhequr nga UÇK-ja për çlirimin e Republikës së Kosovës nga okupimi e sundimi serb më 12 qershor 1999”, ka theksuar Kurti.  /Insajderi.org 

    Fotografia e Albin Kurti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark