Kurti mbaron takimin me Limajn, s'dihet nëse ka marrëveshje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mbaron takimin me Limajn, s’dihet nëse ka marrëveshje

    Insajderi
    19 July 2025 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate kanë realizuar një takim në funksion të zhbllokimit të Kuvendit të Kosovës, pak ditë para se të shënohen një muaj nga interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.

    Ndonëse s’janë dhënë shumë informacione për kohën dhe vendin e takimit, Kurti e Limaj janë takuar në një restorant në lagjen Pejton të Prishtinës, që është pranë selisë së NISMA-s.

    Ky takim është mbajtur afati 30 ditorë i Kushtetueses po afrohet dhe ende s’është konstituuar Kuvendi.

    NISMA vazhdon të kërkojë postin e kryetarit të Kuvendit, ndërkohë që Vetëvendosja vazhdon të këmbëngul në Albulena Haxhiun për kandidate të kësaj pozite. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark