Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të dielën, ku ka marrë dy vendime.
Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se ekzekutivi miratoi dy nisma që kanë të bëjnë me bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut, në prag të mbledhjes së përbashkët qeveritare e cila zhvillohet nesër në Prishtinë.
Nisma e parë ka të bëjë për “lidhjen e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovë dhe Qeverisë së Republikës Maqedonisë së Veriut për Implementimin e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë”.
Ndërkaq, nisma tjetër për “lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sektorin e Energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre”. /Insajderi.org/