Kurti mbledh sot ministrat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kurti mbledh sot ministrat

    Insajderi
    26 October 2022 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria pritet të mbajë mbledhje të mërkurën nga ora 10:00.

    Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, pa njoftuar pikat e rendit të ditës që pritet të shqyrtohet në mbledhje.

    “1. Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës”, thuhet shkurt në njoftimin e ZKM-së.

    Gjithashtu, sot do të mblidhen tri komisione parlamentare.

    Komisioni për Buxhet, ai për të Drejtat e Komuniteteve dhe Komisioni Hetimor Parlamentar.

    Në vijim komisionet që mblidhen sot dhe çfarë shqyrtojnë ato:

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar tw Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021 dhe Raportin Vjetor Financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarin Edmond Nulleshi, ish-anëtar i bordit te KEK-ut në periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark