Kurti mbron Nagip Krasniqin pas aktakuzës së dytë: Ky i ka çmendur kundërshtarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mbron Nagip Krasniqin pas aktakuzës së dytë: Ky i ka çmendur kundërshtarët

    Insajderi
    30 December 2024 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në mbrojtje të ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, pavarësisht aktakuzës së dytë të ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

    Kurti e cilësoi ngritjen e aktakuzës si një “sulm” ndaj Krasniqit, duke shtuar se është rezultat ‘i suksesit’ të tij dhe jo i ndonjë dështimi.

    “Drejtori, kryeshefi Krasniqi 105 milionë euro fitimin KEK-ut në vitin 2022, ky i ka çmendur kundërshtarët tjerë, një pjesë e madhe e të cilëve janë në prokurori. Dhe ky sulm që është bërë ndaj drejtorit është bërë për shkak të suksesit të tij, jo për shkak të dështimit të tij,” tha Kurti gjatë një interviste në emisionin “RTK Prime”.

    Sipas kryeministrit, çështjet që lidhen me aktakuzën janë kryesisht procedurale.

    “Rasti është komplet procedural, jo i ke nënshkrua kontratat ose dokumentet e caktuara me kohë ose jo. Çështje procedurale,” u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark