Kurti mbron partinë e Arsenijeviqit që heroizoi terroristin Milan Radojçiq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mbron partinë e Arsenijeviqit që heroizoi terroristin Milan Radojçiq

    Insajderi
    09 March 2025 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në mbrojtje të Partisë “Demokracia Serbe” të Aleksandar Arsenijeviqit, pas deklaratave të fundit të këtij të fundit, që kanë shkaktuar reagime të shumta.

    Në një konferencë të përbashkët për media me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, Kurti ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet e Kosovës.

    Kurti ka deklaruar se “Aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme t’i dëmtojë subjektet rivale serbe, veçanërisht Partinë për Liri, Drejtësi e Mbijetesë të Nenad Rashiqit dhe Demokracia Serbe të Aleksandër Arsenijeviqit, por edhe votuesit e komuniteteve tjera, kryesisht romë e ashkali”.

    Një nga momentet më befasuese të deklaratës së Kurtit ishte “shqetësimi” i tij për partinë e Aleksandër Arsenijeviqit, “Demokracia Serbe”, e cila ka bërë bujë në media vetëm disa ditë më parë për shkak të deklaratave të kreut të saj.

    Më 4 mars 2025, Arsenijeviq kishte bërë një homazh të papritur për Milan Radojçiqin. Radojçiqi ishte i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

    Arsenijeviq kishte shprehur respekt për Radojçiqin, duke e quajtur “një njeri që mori guximin, me gjithë milionat që ka, të zbresë dhe të fusë kokën në thes”.

    “Njeriu është milioner, ai nuk është dikush që nuk mund të paguajë 100 veta, 200 nga Bosnja, Kroacia, e kështu me radhë, që ata njerëz të shkojnë të mbarojnë punën, ndërsa ai të ulet diku dhe të kryej tregimin përmes telefonit. Ai e veshi uniformën dhe mori pushkën. Kjo është, le të themi ne si burra, për njëfarë respekti. Në fund të fundit, ai është një njeri që mori guximin, me gjithë milionat që ka, të zbresë dhe të fusë kokën në thes”, kishte thënë Arsenijeviq për një nga tabloidet e regjimit serb.

    Këto deklarata, të cilat lavdëronin Radojçiqin, kanë shkaktuar reagime të shumta, duke u konsideruar si një nxitje e urrejtjes. Pavarësisht këtyre akuzave të opinionit publik, Kurti ka vazhduar të mbështesë partinë e Arsenijeviqit dhe të kritikojë ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark