
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pasur një takim të veçantë. Ai sot ka takuar amerikanen, Alice James e cila kishte bërë fushatë ndërkombëtare për lirimin e studentëve të cilin arrestuar nga forcat serbe në protestat studentore.
Për këtë takim Kurti ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram, derisa ka shtuar se James si themeluese e Kosova Action Network (KAN), i kishte mbështetur shumë të rinj e të reja nga Kosova për tu shkolluar në SHBA.
“25 vjet më vonë: Alice James, themeluesja e Kosova Action Network (KAN) që mbështeste protestat tona studentore. Shumë të reja e të rinj nga Kosova i ka ndihmuar Alice për t’u shkolluar në ShBA. E kur ne ishim të burgosur politikë e robër lufte në Serbi, ajo bënte fushatë ndërkombëtare për lirimin tonë. Në ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C., na mirëpriti ambasadori ynë Ilir Dugolli, i cili me 1 tetor 1997 ndodhej në rreshtin e dytë afër meje dhe mbante parullën me stemën e Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Kurti në një postim në “Instagram”.