Kurti, medias spanjolle: Po të sillej Madridi me Barcelonën si Beogradi me Prishtinën, do të takohesha me Kataloninë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti, medias spanjolle: Po të sillej Madridi me Barcelonën si Beogradi me Prishtinën, do të takohesha me Kataloninë

    Insajderi
    12 January 2023 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Gazeta prestigjioze spanjolle “El Pais” në një intervistë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e pyet se çfarë mendon për këtë, raporton Insajderi

    Kurti fillimisht i thotë gazetës spanjolle se Presidentin Pedro Sancezh e çmon lart dhe se e ka takuar gjatë mbledhjet së Internacionales Socialiste në Madrid, derisa edhe shpreh dëshirën për njohje nga Spanja. “Pedro Sançezin e konsideroj mik”, tha ai.

    Kurti ka një shpjegim për atë që njohja nga Spanja do të vinte në kundërshtim me rajonet e Katalonisë dhe Vendit Bask.

    “Në Ish-Jugosllavi, Kosova ishte pjesa më e eksploatuar dhe më e varfra. Derisa Katalonia dhe Vendi Bask janë më të pasurat në Spanjë. Ne deshëm të ishim si pjesa tjetër e vendit, por neve na shtypën. Çështja jonë ishte çështje e të qenit të kolonizuar, sikur Algjeria me Francën”, tha Kurti.

    Pyetur se çfarë mendon për një shpallje të njëanshme të pavarësisë së Katalonisë nga Spanja, Kurti tha se çështjet mes Madridit dhe Barcelonës mund të zgjidhen me dialog.

    “Në Spanjë, e cila është një vend demokratik, nuk mendoj se ka ndonjë gjë që Madridi dhe Barcelona nuk mund të zgjidhin përmes dialogut”, tha Kurti.

    Ndërkaq, Kurti tha se problemi me Serbinë është se është vend autokratik.

    “Po të sillej Madridi me Barcelonën si Beogradi me Prishtinën, do të shkoja në takime në Kataloni”, ka thënë Kurti./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark