Kurti mërgimtarët i llogaritë të padijshëm: Regjistrimi i popullsisë dhe regjistrimi për votim s’janë njësoj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mërgimtarët i llogaritë të padijshëm: Regjistrimi i popullsisë dhe regjistrimi për votim s’janë njësoj

    Insajderi
    21 December 2024 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, ndërsa i bëri sërish thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, kërkoi “vëmendje të shtuar,” pasi, sipas tij, bashkatdhetarët po mendojnë që regjistrimi për censusin e popullsisë gjatë verës është i njëjti me regjistrimin për të votuar.”

    “Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë afat që të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit. Për të shfrytëzuar të drejtën për të votuar duhet të regjistroheni online në faqen e Komisionit Qëndror Zgjedhor, e ku afati i fundit është data 26 dhjetor 2024, pra dita e enjte. Pa këtë regjistrim, nuk mund të votoni. Por, keni vëmendjen e shtuar, shumë prej bashkatdhetarëve po mendojnë që regjistrimi për censusin e popullsisë gjatë verës është i njëjti me regjistrimin për të votuar. Nuk është. Këto janë dy procese të ndara” – tha Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark