Kurti merr mbështetje nga një kryetar i një komune në Austri për veprimet në veri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti merr mbështetje nga një kryetar i një komune në Austri për veprimet në veri

    Insajderi
    25 June 2023 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një letër që ka marrë nga Klaus Luger, kryetar i Linzit të Austrisë, një komune me 203 mijë banorë, për veprimet në veri.

    Në letrën që ka marrë Kurti, thuhet se Luger mbështet “kthimin e shtetit të së drejtës” në komunat me shumicë serbe.

    “Nuk mund të jetë në frymën e një shteti modern të mos pranojë rezultat zgjedhor dhe ta kundërshtojë atë me veprime të dyshimta. Prandaj, mbështes thirrjen tuaj për kthimin e shtetit të së drejtës në ato zona ku banohen me shumicë serbe dhe ku kryetarët kosovarë tani duan t’u shërbejnë qytetarëve”, thuhet në letër.

    “Ju lutem vini re mbështetjen time dhe dëshiroj t’ju siguroj edhe një herë se mirëqenia e popullit të Kosovës është një çështje e madhe për mua. Jam i bindur se një bashkëjetesë paqësore dhe vlerësuese do të jetë një moment historik i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tuaj”, vijon letra.

    Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka thënë se solidariteti demokratik evropian është thelbësor për të.

    “Dëshiroj të falënderoj kryetarin e komunës së Linzit, Klaus Luger, për mbështetjen e Kosovës në respektimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe sundimin e ligjit në veri, si dhe për dënimin e tij ndaj agresionit të Serbisë, përfshirë rrëmbimin e tre policëve. Solidariteti demokratik evropian është thelbësor”, ka deklaruar Kurti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark