Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këto ditë do të emëroj ministrin e ri të Shëndetësisë, shkruan Gazeta Insajderi.
Ministria e Shëndetësisë ka mbetur me ushtrues të detyrës pasi ministri Arben Vitia dha dorëheqje për të garuar për kreun e kryeqytetit të Kosovës.
Albin Kurti në ATV tha se ministri i ri nuk do të jetë nga Lëvizja Vetëvendosjepor nga shëndetësia.
“Këto ditë do ta emëroj ministrin e ri. Nuk do të jetë nga Vetëvendosja por do të jetë nga shëndetësia”, tha Kurti.