×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mundohet t’i paraqes si të pa rëndësishme Sigurimet Shëndetësore tek qytetari: Do të kenë kosto shtesë, mos i shihni si shkop magjik

    Insajderi
    27 August 2024 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës se kur të miratohet Ligji për Sigurime Shëndetësore në Kosovë do të kenë shpenzime shtesë. “Duhet të paguajmë njëherë në menytë që të mos paguajmë më kurrë” thotë Kurti para mediave.

    Sipas tij, Ligji për Sigurime Shëndetësore do të votohet së shpejti në mbledhje të qeverisë, ndonëse këtë e kishte premtuar qysh në fillim të qeverisjes së tij. Por, afër katër vite qeverisje, Kurti ende nuk e ka realizuar një nga premtimet me të mëdha- Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.

    “Sigurimet shëndetësore janë shumë të rëndësishme dhe ato janë edhe zotim i yni. Ligjin për sigurime shëndetësore jemi duke e përgatitur dhe nëse jo në mbledhjen ardhme të qeverisë që do të mbahet nesër, në mbledhjen tjetër do të jetë për miratim”, deklaroi Kurti.

    Tutje, Kurti përgatiti qytetarët se do të kenë shpënzime shtesë pasi të miratohet ky Ligj.

    “Duhet ta kemi një gjë parasysh se kur të bëhen sigurimet shëndetësore do të ketë një kosto shtesë te qytetari, sepse sigurimet shëndetësore nënkuptojnë që të paguajmë paraprakisht për atë që eventualisht mund të na ndodhë më vonë.  Ndërkohë që nuk duhet harruar që për shumicën dërmuese të shërbimeve në Kosovë dhe për kujdesin shëndetësor paguhet pak ose fare pak.

    Pra, nuk është që sot qytetarët paguajnë tepër shumë dhe rrjedhimisht sigurimet shëndetësore do të na bëjnë të paguajmë më pak. Në fakt është e kundërta, do të na duhet të paguajmë njëherë në menytë që të mos paguajmë më kurrë.

    Sigurimet shëndetësore nuk duhet parë si shkop magjik që do t’i parandalojë sëmundjet ose do të na eliminojë ato që i kemi.

    Ne planifikojmë shumë, përgatitemi gjatë, në mënyrë që të ekzekutojmë shpejt. Në të kaluarën, ka pasur pak përgatitje e planifikim dhe stërzgjatje e zvarritje të ekzekutimit. Sivjet do ta kemi patjetër të kaluar në Kuvendin e Republikës sigurimet shëndetësore.“ – tha Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark