Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, do të mbajë takim me mërgatën në Bruksel pas vizitës atje që ka realizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur në ‘Facebook’ faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosjes, ku thuhet se në takim do të jetë edhe mërgata e shteteve të BeNeLux-it, shkruan Insajderi.
Në njoftim bëhet e ditur se takimi do të bëhet në një sallë të quajtur “Te Baba”.
Kurti ndodhet nga dje në Bruksel, ku zhvilloi takim me Kryediplomaten e BE’së, Kaja Kallas dhe shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa. /Insajderi.org/