Kurti: Ndarja e 4 milionë eurove nga Kosova për Luginën e Preshevës duhet të jetë shembull për Shqipërinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Ndarja e 4 milionë eurove nga Kosova për Luginën e Preshevës duhet të jetë shembull për Shqipërinë

    Insajderi
    20 December 2024 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, ka thënë se dy shtetet tona edhe pse të themeluara me një distancë kohore nga njeri-tjetri janë shprehje politike e së njëjtës aspiratë shekullore për ruajtjen e identitetit dhe bashkimin kombëtar.

    Ai ka theksuar se të dyja shtetet kanë shumë punë për të bërë për të lehtësuar bashkëpunimet e natyrshme midis qytetarëve të të dyja shteteve.

    “Kuvendet kanë rol të rëndësishëm për miratimin e marrëveshjeve dy palëshe dhe poashtu edhe për monitorimin e zbatimit tyre. Komisionet e përbashkëta parlamentare të ngritura enkas për marrëdhëniet dhe marrëveshjet mes dy shteteve besoj se do të ndihmonin në këtë drejtim”, tha kryeministri Kurti.

    Ai tha se ndarja e 4 milionë eurove të buxhetit të Kosovës për Luginën e Preshevës duhet të jetë shembull edhe për Shqipërinë.

    “Kemi punë përpara për të bërë jo vetëm për qytetarët tanë, por edhe për ndihmuar për sigurinë dhe jetesën e dinjitetshme të shqiptarëve në shtetet fqinje në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, si dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës në Serbi. Shqiptarët në Serbi janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë, andaj ata kërkojnë vëmendje më të madhe në bashkërendimin e politikave rajonale të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës”, tha Kurti

    Ai theksoi se shqiptarët nuk janë fajtorë që janë autoktonë.

    “Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi ndarë si Qeveri e Kosovës katër milionë euro për Luginën e Preshevës. Uroj të shërbejë kjo si një shembull edhe për Shqipërinë”, ka thënë Kurti. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark