“Kurti ndërhyri rreth gjuhës shqipe në RMV”, Ali Ahmeti mesazh qytetarëve: Mos e lini Kosovën në të njëjtën pako me Rusinë dhe Bjellorusinë! – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Kurti ndërhyri rreth gjuhës shqipe në RMV”, Ali Ahmeti mesazh qytetarëve: Mos e lini Kosovën në të njëjtën pako me Rusinë dhe Bjellorusinë!

    Insajderi
    08 February 2025 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, iu ka adresuar qytetarët të Republikës së Kosovës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.


    Ahmeti i drejtohet qytetarëve duke u kërkuar që të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të mos e lejnë Kosovën në të njëjtën pako me Rusinë dhe Bjellorusinë, si vende nën sanksione ndërkombëtare.
    Po ashtu ai shprehu shqetësimin rreth “ndërhyrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti rreth gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut”, ku tha se ishte” e pabazë dhe poshtëruese”.

    “Kam pasur një shqetësim për ndërhyrjen e kryeministrit të Kosovës rreth gjuhës shqipe këtu në Maqedoninë e Veriut. Ndërhyrja e tij ishte e pabazë. Ishte dhe poshtëruese saqë më vinte me plas kur dëgjoja antishqiptarët më të mëdhenj duke thënë “ja kryeministri i Kosovës thotë që gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut”. Gjuha shqipe është zyrtare dhe këtë e dokumenton marrëveshja e Ohrit, firmën e ka hedhure Amerika, Evropa. Nuk bëri mirë për këtë ndërhyrje kryeministri i Kosovës dhe për këtë kënaqësi ia dha antishqiptarëve këtu.
    Më 9 shkurt në Kosovë ka zgjedhje. Të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë ditën më të veçantë dhe më të rëndësishëm të tyre që më 9 shkurt të vendon ata me vullnetin e tyre duke e vulosur me votën e tyre. Që Kosovën të mos e lënë në pako me Rusinë dhe Bjellorusinë, që janë nën sanksione. Qytetarët e Kosovës kanë obligim moral dhe kombëtar që të mos harrojnë ndihmë e pazëvendësueshme Amerikës për çlirimin e Kosovës. Pa vendimin e Amerikës dhe pa ndihëm e NATO-s, Kosova nuk do ishte çliruar. Për fat të keq, çdo ndërkombëtar që kam takuar këto dy vite janë të pakënaqur me qëndrimet politike të qeverisë së Kosovës. Politika që e ndanin, që nuk bashkëpunonin me SHBA, Europën dhe më NATO-n. Kjo është shprehur nga shumë përfaqësueses ndërkombëtar.
    Unë këto pakënaqësi ua kam shprehur autoriteteve të Kosovës, pasi duhet të jetë në aleancë me SHBA, Europën dhe NATO. Kosova ndërkombëtarisht pa përkrahjen e tyre nuk mund të jetë anëtare e OKB-së dhe institucioneve të tjera. Më 9 shkurt qytetarët e kanë fatin e Kosovës në dorë. Unë kam detyrim moral që këtë mesazh ta dëgjojnë”, u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark