×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ndërlidh sulmin terrorist në Ibër-Lepenc me sulmet e Rusisë në Ukrainë, prezanton emblema të njësive ruse që u gjetën gjatë bastisjeve

    Insajderi
    01 December 2024 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se Serbia po i kopjon metodat ruse për ta dëmtuar Kosovën.

    Sipas Kurtit edhe Rusia ka sulmuar infrastrukturën e Ukrainës në këtë mënyrë.

    “Ky sulm duket që ka ndërlidhje me fedaratën ruse ndaj Ukrainës”, u shpreh Kurti.

    “Qëllimi është që popullsia të vihet përballë kushteve jetike të minimumit të ekzistencës dhe në këtë mënyrë të dëmtohet shëndeti, jeta dhe siguria e qytetarëve. Në të njëjtën kohë kemi sulmin në ndërtesën e komunës në Zveçan dhe sulmet në Ukrainë. Në Zveçan sulmi në stacionin policor dhe tash së fundmi infrastruktura kritike sikurse në Ukrainë”, u shpreh Kurti.

    Më tutje i pari i vendit tha se gjatë bastisjeve u gjetën dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse.

    “U gjetën dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse. Këto emblema ju përkasin njësive të veçanta ruse”.

    Sipas Kurtit nëse ky sulm do të realizohej në mënyrë të duhur do të shkaktonte probleme të shumta.

    “Pra nuk ka qenë në pyetje vetëm uji por edhe rryma nuk ka qenë vetëm rryma ka qenë edhe ngrohja”.

    Kryeministri deklaroi se po të realizohej plani si donin ata dëmet finaciare do të ishin shumë të mëdha.

    “Për javë të tëra do të mbetëshim pa energji elektrike, dëmet direkte financiare do të ishin së paku 2.5 milionë në ditë për rrymë edhe 100 mijë në ditë për ujë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark