
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë në CNN, ka folur mes tjerash edhe për luftën në Ukrainë, ku Putinin e ka quajtur një kriminel lufte.
Ai madje ka theksuar se Putin duhet tërballet për krimet e luftës të cilat i ka shkaktuar në Ukrainë.
Po të kishte të drejtë Vetëvendosje për demarkacionin, të gjithë do ishim në burg thotë Mustafa
Krimet e tij të tmerrshme që të gjithë po i shohim duke ndodhur në Ukrainën Lindore janë definitivisht krime të luftës dhe u mbetet hetuesve që t’i vërtetojë këto krime kundër njerëzimit dhe këtë gjenocid”, ka thënë Kurti për CNN.
Kurti e ritheksoi përkrahjen e Kosovës për Ukrainën, dhe shtoi se ky shtet duhet të pranojë më shumë ndihmë nga NATO-ja.
“Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë nga NATO-ja dhe që nga fillimi e kemi përkrahur përpjekjen e Ukrainës”.
Intervistën kryeministri kosovar është duke e dhënë në emisionin “The Global Brief” me Bianca Nobilo.