Kryeministri Albin Kurti dhe Komandanti i FSK’së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari janë takuar mbrëmë për darkë në një restorant.
Kryeministri Kurti përmes një postimi në facebook ka lavdëruar punën e Komandant Jasharit për ngritjen e FSK’së që nga marrja e mandatit, shkruan Insajderi.
“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti.