Kurti në Gjilan, pritet nga disa zyrtarë të partisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Gjilan, pritet nga disa zyrtarë të partisë

    Insajderi
    04 March 2025 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në një mbledhje të një gurthemeli të një çerdheje të re në Gjilan, ndërkohë që do të duhej të paraqitej në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rezervat shtetërore.

    Derisa në Prishtinë janë grumbulluar mediat për të pritur nëse Kurti do të zbatojë urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur në Prokurori, në Gjilan janë mbledhur disa bashkëpartiakë të tij që po e presin liderin e tyre.

    Aty është edhe ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, si dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark