​Kurti në homazhet për regjisoren Vjosa Berisha: Ka lënë trashëgimi të çmuar për kulturën tonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kurti në homazhet për regjisoren Vjosa Berisha: Ka lënë trashëgimi të çmuar për kulturën tonë

    Insajderi
    30 June 2022 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe para arkivolit të regjisores Vjosa Berisha, të vendosur në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

    “Prishtina si kryeqytet i Republikës, artdashësit dhe mbarë qytetarët e vendit tonë, kanë mbetur pa një grua e cila me optimizmin, pozitivitetin e saj, por gjithashtu edhe me talentin e saj i dha shumë kulturës dhe artit te ne. Përfshirë këtu filmat në të cilët punoi dhe festivalin që e organizoi me emrin “PriFest” e i cili u bë një vend në të cilin ne takonim artistë e aktore të famshme nga bota, që edhe vizitonin Kosovën, por njëkohësisht edhe kontribuonin për vendin tonë që të futet në hartën e artit edhe kulturës botërore, tha kryeministri Kurti në deklarimin para mediave pas homazheve.

    “Me dhembje e me mall, me pikëllim, por njëkohësisht edhe me krenari që e patëm e për kontributin që ka dhënë e do të jetojë me ne, e kujtojmë me shumë nderim artisten dhe producenten Vjosa Berisha, tha ai.

    Ndërsa në Librin e zisë, kryeministri shkroi: “Regjisore dhe producente, artiste dhe udhëheqëse e festivalit, Vjosa Berisha ka lënë trashëgimi të çmuar për kulturën tonë dhe brezat e ardhshëm. Gjysëm shekulli jetë që ia ka vlejtur sa një i tillë!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark