Kurti në kërkim të numrave për formimin e qeverisë, pas Rexhepit takon Nenad Rashiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në kërkim të numrave për formimin e qeverisë, pas Rexhepit takon Nenad Rashiqin

    Insajderi
    02 April 2025 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka filluar takimet me partitë politike të komuniteteve, për konsultime në lidhje me formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Insajderi.

    Pas takimit me Emilija Rexhepin, zëvendëskryeministren e tretë dhe kryetaren e Partisë së Re Demokratike, Kurti është takuar me ministrin në largim për Komunitete dhe Kthim dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq.

    Në njoftim thuhet se ministri Rashiq e përsëriti mbështetjen e tij ndaj kryeministrit Kurti për formimin e qeverisë së re dhe vazhdimit të bashkëpunimit të frytshëm edhe në mandatin e ardhshëm.

    Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Rashiq për punën e madhe dhe kontributin e dalluar që ka dhënë për komunitetin serb në Kosovë për vetëm gjysmë mandati si ministër për Komunitete dhe Kthim.

    Ai shprehu gjithashtu vullnetin për vijimin e bashkëpunimit efikas dhe të frytshëm edhe në katër vjeçarin e ardhshëm për të arritur së bashku suksese të tjera dhe punë të mbara në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark