Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në SHBA kur mori pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka theksuar edhe disa fjalë sa i përket marrëdhënies së Serbisë me Rusinë.
Kryeminisitri Kurti është shprehur për shtetin fqinjë Serbinë se e njëjta është rreshtuar me Rusinë, ku ka theksuar se është i vetmi vend evropian, përveç Bjellorusisë, që nuk i ka vendosur sanksione pas pushtimit të Ukrainës nga Putin.
“Serbia është rreshtuar me Rusinë. Është i vetmi vend evropian, përveç Bjellorusisë, që nuk vendos sanksione pas pushtimit të Ukrainës nga Putin. Dhe vepron si kali i Trojës i Kremlinit në Evropën Juglindore, në një luftë gjeopolitike kundër botës demokratike”, thuhet në postimin e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje në Facebook. /Insajderi.org/
Postimi i plotë: