Kurti në podcast me përkrahësit e "zjarrtë" të tij kritikon Thaçin për marrëveshjen me NATO'n për FSK'në- e quan "skandalin më të madh" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në podcast me përkrahësit e “zjarrtë” të tij kritikon Thaçin për marrëveshjen me NATO’n për FSK’në- e quan “skandalin më të madh”

    Insajderi
    29 December 2024 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur të “sfidohet” publikisht pas sa vitesh. Ai ka shkuar në podcast të ish-këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashit dhe Rron Gjinovcit, përkrahësit të zjarrtë të Lëvizjes Vetëvendosje. Aty ka folur lidhur me marrëveshjen e atëbotë ish-kryeministrit Hashim Thaçi me ish-sekretarin e NATO-s, Anders Rasmussen, lidhur me marrjen e pëlqimit nga misioni i NATO-s për prezencën e FSK’së në komunat veriore.

    Ai në këtë podcast e ka quajtur si “skandalin më të madh” që e ka kuptuar kur e ka marrë postin e kryeministrit. Tutje, ai ka thënë se kjo letër ka krijuar “kufij të brendshëm” brenda Kosovës.

    Skandali më i madh që na ka lënduar më së shumti ka ndodhur kur kam qenë kryeministër herën e parë. Në atë periudhën e shkurtër kur e morëm atë letrën që ish-kryeministri Thaçi në vitin 2013 ia pati dërguar ish-Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s ku i thoshte se zotohet se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojë në veri të Kosovës dhe unë besoj se shumë probleme që i kemi sot janë pasojë e asaj.

    Nuk e kam kuptuar asnjëherë justifikimin, arsyetimin apo shfajësimin për të, por ajo ka qenë shoku i parë që e kam përjetuar si kryeministër… Ai është momenti kur ushtria jonë ka filluar të ndahet gjeografikisht, janë krijuar kufij të brendshëm dhe për mua është tejet e papranueshme dhe e rrezikshme për shkak se Policia nuk menaxhon kufij, Policia menaxhon fluks. Kufirin e menaxhon ushtria“, deklaroi ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark