Kurti në takim me Knadiq, diskutohet çështja e të zhdukurve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kurti në takim me Knadiq, diskutohet çështja e të zhdukurve

    Insajderi
    20 April 2022 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, ishte tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me aktivisten e të drejtave të njeriut dhe drejtoreshën e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq.

    Kryeministri Kurti ritheksoi qasjen me seriozitet të plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për çështjen e personave të zhdukur me dhunë. Ai potencoi se për të si kryeministër dhe për Qeverinë e Kosovës është me shumë rëndësi që duke punuar me mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë, të bëhet më shumë për të mbyllur plagët e hapura, transmeton Insadjeri.

    U bisedua për 27 prillin, kur Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve në nderim të viktimave të masakrës së Mejës dhe gjithë personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark