Kurti në Tiranë: Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë në kufi me Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Tiranë: Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë në kufi me Kosovën

    Insajderi
    16 October 2023 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tirana për herën e parë po e organizon Samitin e Procesit të Berlinit.

    Në këtë samit po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

    Kurti para liderëve rajonal dhe evropianë foli rreth agresionit të Serbisë në Kosovë, më 24 shtator ku u vra polici Afrim Bunjaku.

    Ai tha se autorët enden të lirë në Serbi dhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre.

    “Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë”, tha Kurti.

    Shefi i ekzekutivit tha se edhe 25 vjet pas fushatës gjenocidale, Kosova kërcënohet me invazion nga Serbia.

    “Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, tha shefi i qeverisë.

    Në këtë organizim po merr pjesë edhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark