Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit sot nga Guvernatori i Izmirit, Dr. Süleyman Elban, gjatë qëndrimit të tij në Turqi.
“I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës atje, Agon Vrenezi dhe Konsullja e Përgjithshme, Suzana Novobërdaliu në një takim dhe bisedë të përzemërt me guvernatorin Dr. Elban, u diskutua rreth thellimit të lidhjeve ekonomike, kulturore dhe arsimore, dhe hulumtimin e mundësive të reja për bashkëpunim në sfera me interes të dyanshëm”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, dhe për mikpritjen e shtetit dhe popullit turk në secilën vizitë të tij.