×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Veri – momenti kur politikani serb i fishkëllen dhe i detyron policët ta arrestojnë

    Insajderi
    10 September 2024 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nën masa të rrepta sigurie, Kryeministri Albin Kurti nën shoqërinë e dy vartësve të tij ka zbarkuar në Mitrovicën e Veriut. Por jo gjithçka shkojë siç duhet. Vizita e tij nuk u mirëprit nga politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq.

    Ky i fundit është dëgjuar duke i fishkëlluar Kurtit, e menjëherë kanë reaguar zyrtarë policorë të cilët shihet teksa e arrestojnë.

    Nga pamjet ai shihet se zyrtari policor i është ofruar për t’i kërkuar të largohet por i njëjti ka rezistuar.

    Kurti bashkë me Sveçlën dhe Krasniqin kanë vendosur gur-themelin e stacionit të ri të policisë në Leshak.

    Pas kësaj ngjarjeje, Kurti dhe Sveçla nuk janë deklaruar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark