Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ftuar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, i cili sot ishte në një panel me ministrin e Jashtëm britanik, David Cameron.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social platforma X, bëri të ditur se në fjalën hyrëse e ka paraqitur Kosovën si një histori suksesi.
Postimi i plotë:
“I nderuar për të mbajtur fjalën hyrëse në Forumin Ekonomik për Kosovën si një histori suksesi, në një panel mbi financat ndërkombëtare të mderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Naddia, @FettahNadia @SongëeVera @DMiliband @EspenBarthEide… të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovës”, shkroi Kurti.