×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nesër në vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, a do ta adresojë çështjen e Blerim Ramadanit?

    Insajderi
    04 August 2024 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministra, të hënën do të zhvillojnë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të zhvillohet një takim bilateral mes Kurtit dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski.

    Kjo për media është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Aty përmendet diskutimi për “raporte bilaterale”.

    “Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, bëri të ditur Kryeziu.

    Vizita e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca tha se iu kërkua të skanohej telefoni i saj nga stafi i aeroportit.

    Mbetet të shihet nëse do të adresohet edhe çështja e Blerim Ramadanit, ish-ushtarit të UÇK’së i cili u arrestua para disa javësh me urdhër të Serbisë nga Maqedonia e Veriut. I njëjti po mbahet në arrest shtëpiak në Maqedoni, pasi u lirua nga paraburgimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark