Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi nga “Ballkoni i Hapur” i Qeverisë, me kabinetin e tij dhe presidenten, Vjosa Osmani.
Kurti këtë fotografi e ka shpërndarë në ‘Facebook’, teksa mbetet i “turbullt” mesazhi i kësaj fotoje, shkruan Gazeta Insajderi.
“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka shkruar Kurti, i cili shfaqet i buzëqeshur me bashkëudhëheqësit e tij.
Fotoja e tij vjen pas publikimit të përgjimeve të bisedës ndërmjet Mimoza Kusarit, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së dhe Slavko Simiq, ish-shef i GP të Listës Serbe. /Insajderi.org/