Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sot se Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm politik që nga Lufta e Dytë Botërore.
Këtë deklaratë, Kurti e bëri gjatë adresimit të tij në Forumin Ekonomik të Delphit, që po mbahet në Greqi.
Një projekt të tillë të rëndësishëm, kryeministri Kurti tha se duhet “ta ushqejmë” dhe “ta mbrojmë”.
“BE-ja është projekti më i rëndësishëm politik dhe procesi historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilin ne duhet ta ushqejmë dhe mbrojmë.
Në qershor do të bëhen njëzet vjet nga Samiti i Selanikut dhe premtimi për anëtarësim në BB. Për të bërë një hap të madh përpara, nevojitet një mendim i ri”, njoftoi vetë kryeministri në Twitter.