×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Nga një janari Kosova heq njëanshëm vizat për Bosnje dhe Hercegovinën

    Insajderi
    14 October 2024 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në samitin e Procesit të Berlinit bëri të ditur se Kosova ka vendosur njëanshëm që të largojë regjimin e vizave për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës.

    Kurti ka shpërndarë fjalimin e tij në platformën ‘X’, ku ndër të tjera ka përmendur se si është bllokuar liria e lëvizjes mes qytetarëve të Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës nga entiteti Republika Serbe, shkruan Insajderi.

    “Gjatë një dekade, është bërë përparim i rëndësishëm në Procesin e Berlinit, por nevojiten më shumë veprime. Një paradoks u ngrit në janar të këtij viti, kur qytetarët e Kosovës fituan udhëtimin pa viza në BE, por ende u mungonte liria e lëvizjes në Bosnje dhe Hercegovinë”, deklaroi Kurti.

    “Ndonëse entiteti Republika Srpska refuzon ratifikimin e marrëveshjes së lëvizshmërisë për lëvizje të lirë me dokument identifikues (ID), që vendi im ishte i pari në rajon që e ratifikoi në Parlament, unë kam vendosur t’i jap fund pritjes. Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës në mënyrë të njëanshme do të lejojë lëvizjen e lirë për mbajtësit e letërnjoftimeve të Bosnjës dhe Hercegovinës”, shtoi tutje shefi i Qeverisë.

    “Për një dekadë, Procesi i Berlinit ka luajtur një rol kyç në afrimin e rajonit tonë drejt BE-së. Pavarësisht sfidave të brendshme dhe të jashtme, Procesi i Berlinit mbetet forcë lëvizëse për integrimin evropian dhe fije që mban të lidhur Gjashtë Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ndër të tjera ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark