Kurti niset për në Sofje të Bullgarisë, do të takohet me krerët e shtetit atje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti niset për në Sofje të Bullgarisë, do të takohet me krerët e shtetit atje

    Insajderi
    21 April 2024 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe mbahet në Sofje të Bullgarisë.

    Kurti ka udhëtuar së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa Zyra e Kryeministrit ka njoftuar pak për agjendën e tij.

    “Ai do të marrë pjesë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Fillimisht do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të forumit ku do të mbajë një fjalë rasti. Ndërkaq, nesër do të jetë pjesë e sesionit të diskutimit “Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe arsimit për bashkëpunimin ekonomik rajonal””, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

    “Pjesëmarrës në takimet e Sofjes do të jetë dhe Kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavchev, si dhe ministra, zyrtarë qeveritarë e personalitete nga Evropa”, thuhet në njoftim.

    ZKM thotë se me këtë rast, Kurti “do të zhvillojë takime bilaterale me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark