Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se pensionet për të gjitha kategoritë do të rriten nga 20 për qind prej muajit tetor.
Ndërkaq, për kategoritë e dala nga lufta për të njëjtën përqindje do të ketë nga janari.
Krejt këto i ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e ftuar për media të hënën. /Insajderi.org/