×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti njofton se nga viti i ardhshëm Kosova me RMV-në do të kenë pikëkalime të përbashkëta kufitare

    Insajderi
    18 November 2024 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të lehtësohet edhe më shumë lëvizja e qytetarëve mes dy vendeve.

    Kryeministri Kurti tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm në dy pikat kufitare, Bllack-Hani i Elezit dhe Jazhnic-Glloboqicë do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët do të punojnë në një ndërtesë të përbashkët, e që sipas tij kjo do të shkurtojë edhe pritjet e gjata në kufi.

    1 janar 1 nëntor janë regjistruar 5 milionë kalime kufitare në të dy kahjet. Nga 1 janari 2025 në dy pikat kufitare Bllac dhe Han Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët tanë do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve tanë. Mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca në Shkup, që do të lidhte rrjetin e autostradave me autostradën Arbën Xhaferi”, tha Kurti në mbledhjen mes dy qeverive që po mbahet në Prishtinë.

    Që nga takimi ynë i parë në vitin 2021, kemi bërë përparime, por është koha që të bëjmë edhe më shumë. Si fqinj që ndajmë një kufi sigurinë e kemi të ndërlidhur. Bashkëpunimi në çështjet e sigurisë është i rëndësishëm, krimi i organizuar nga aktorë të kqinj përbëjnë kërcënimet për neve, dhe këto sfida mund t’i adresojmë bashkë”, tha Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark