“Kurti, nuk di të pres as hasmin as mikun”. Kështu deklaroi njohësi i zhvillimeve politike nga Shqipëria, Ilir Vata, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk priti në takim kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Vata tha se për botën shqiptare ky është një akt apolitik që tregon ndasi ndërsa për botën ndërkombëtare është një tjetër hap pas i qeverisë Kurti.
“Kurti, nuk di të pres as hasmin as mikun. Vizita e kryeministri Rama përkoi me rastin e 10 qershorit, ‘Lidhjes së Prizrenit’ që është jo vetëm ngjarja më e madhe shqiptare, por dhe akti i parë juridik i bashkimit të trojeve shqiptare. Po ashtu Rama mori pjesë në konferencën shkencore “Rugovë dhe Perëndimi” me rastin e 25 vjetorit të hyrjes së NATO-s në. Pikërisht, në këto qasje të mëdha kombëtare u rrëzuan nga Kurti duke shmangur takimin me kryeministrin Edi Rama.
Për botën shqiptare ky është një akt apolitik që tregon dasi dhe për botën ndërkombëtare është një tjetër hap pas i qeverisë Kurti, cfarë do të thotë se Kosova do të shkojë drejt izolimit ndërkombëtare dhe largimin nga politika perëndimore, për të cilën luftoi Rugova dhe elita intelektuale atje.
Po ashtu Kurti nuk pranon të bisedojë as më “hasmin”, palën serbe për të rritur dialogun si e vetmja mundësi për të cuar para proceset integruse jo vetëm të Kosovën por dhe të rajonit”.
Ai tha se Kurti, me veprimet e tij, po mban peng integrimin rajonal dhe po e bën Kosovën arenë të një konflikti të mundshëm.
“Kurti po mban peng integrimin rajonal dhe po e bënë Kosovën arenë të një konflikti të mundshëm duke rihapur plagët e vjetra.Këmbëngulja e Kurti në anën e tij, kundër BE/SHBA tregon se ai ka një qasje bolshevike që do të dëmtojë ceshtjen shqiptare.Pra, Kurti nuk di të pres as hasmin as mikun dhe si duke e ka ftohur bolshevizmi me Shqipërinë dhe cështjen shqiptare. Them, se bolshevizmi ka hyrë në mes Shqipërisë dhe Kosovës”
Vata tha se Shqipëria është një garanci jo vetëm e Kosovës por garanci e stabilitetit rajonal.
“Rama përfaqëson Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s, shtetin mëmë. Dhe Shqipëria është një garanci jo vetëm e Kosovës por garanci e stabilitetit rajonal.
Kodi i shqiptarit e ka që dhe hasmi ka vend në konak, jo më vëllai? Kurti, nuk është as me të vjetrën as të renë sepse kërkon nacionalizëm kur nuk duhet, ftohet e nxehet sipas interesave politike dhe kjo është në dëm të shqiptarëve.
Bashkimi Kombëtar do të vijë natyrshëm, bolshevizmi është kundër bashkimit, e më keq, thellon hullinë e dadisë.
Rama ka të këqijat e veta dhe ia kemi thënë, por është në linjë me Aleancën e Atlantikut dhe Kurti sapo e shkeli jo vetëm vëllallikun por dhe krijuesin e Kosovës së pavarur, SHBA/BE.
Pra, Kurti po lufton i vetëm me idetë e tij bolshevike që ka shkruan në mendje, si ta vizatojë Kosovën, por në fakt Kosova i ka ngritur velat nga Perëndimi që 25 vite më parë me ndërhyrjen e NATO-s dhe shpalljen e pavarësisë” deklaroi Vata në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.