Kurti: Nuk e heqim akcizën për naftë pasi kështu përfitojnë tregtarët   – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Nuk e heqim akcizën për naftë pasi kështu përfitojnë tregtarët  

    Insajderi
    18 June 2022 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti sot në një konferencë për media ka folur për rritjen e çmimit të derivateve.

    Kryeministri Kurti ka thënë se heqja e akcizës nuk i ndihmon qytetarëve, por rrit fitimet e tregtarëve duke marrë këtu shembull rastin e Gjermanisë.

    “Rasti i Gjermanisë ka treguar se heqja e akcizës nuk i ndihmon qytetarëve por rrit fitimin e  tregtarëve.

    Të gjitha këto janë në fokus të qeverisë dhe fillimisht do ta marrim një udhëzim administrativ që është përpiluar dhe do të bëjnë çfarë dimë e mundemi të mbrojmë konsumatorët, nuk besoj që duke hequr akcizën e Tvsh-së nuk mund ta gjejmë rrugën e duhur përpara”, u shpreh Kurti në një konferencë për media.

    Në disa pika në karburanteve një litër naftë dje është shitur për 1 euro e 90 cent.

    Kujtojmë që ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve ka dalë me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.

    Fadil Berjani u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.

    Ai ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark