Kurti nuk heq dorë, jep afatin e fundit për konvertimin e targave serbe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti nuk heq dorë, jep afatin e fundit për konvertimin e targave serbe

    Insajderi
    25 October 2022 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 31 tetori është data e fundit kur të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë targa KM, PR GL do të kenë mundësinë t’i konvertojnë në targa legale RKS.

    “Data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë targa të stërvjetëruara si KM, PR,GL etj që janë të ngjashme e që janë mbetje të regjimit të Millosheviçit do të kenë mundësi që t’i konvertojnë në targa legale RKS ku edhe do të përfitojnë financiarisht nga lehtësimet tatimore. Pra pa taksë doganore, pa akcizë dhe pa TVSH. Edhe një herë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë të përkatësisë kombëtare serbe që ato targa t’i konvertojnë në legale dhe legjitime”, ka thënë Kurti, përcjell Insajderi.

    Sipas tij, janë më pak se 10 mijë vetura të tilla dhe shumica dërmuese e veturave që i kanë serbët në Kosovë tashmë janë konvertuar.

    “Këto nuk janë masa kundër serbëve përkundër janë për serbët, iu ofrojnë lehtësime financiare dhe jemi të interesuar që të gjithë të jemi të barabartë. Nuk është as hakmarrje, as urrejtje as inat por zbatim i ligjit. Përpos se duam të respektohet rendi dhe ligji duam të jem të kujdesshëm të mos rrezikohet paqja dhe siguria andej edhe kur miqtë ndërkombëtar na japin sugjerime ne ato i marrim shume seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”, ka deklaruar Kurti. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark