Kurti nuk shkon në Polici, e sjell Policinë në Zyrë -Deklaratë për rastin Klinaku nga "luksi" i Kryeministrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nuk shkon në Polici, e sjell Policinë në Zyrë -Deklaratë për rastin Klinaku nga “luksi” i Kryeministrisë

    Insajderi
    05 August 2025 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj raportimeve në media se kryeministri Albin Kurti është intervistuar nga Policia e Kosovës për rastin që lidhet me Faton Klinakun nga OVL-UÇK.

    Sipas Kryeziut, nuk është e vërtetë që Kurti ka shkuar në stacion policor për të dhënë deklaratë. Në vend të kësaj, ai është intervistuar nga zyrtarët policorë brenda ambienteve të Kryeministrisë, gjë që ka nxitur kritika dhe perceptime për trajtim të privilegjuar.

    “Kryeministri Kurti deklaratën e tij para zyrtarëve policorë e ka dhënë në zyrën e tij, e jo në polici, siç pretendojnë në tituj dhe shtrembërojnë informacionin portalet”, shkroi Kryeziu në një reagim publik.

    Faton Klinaku, ish-ushtrues detyre i kryetarit të OVL-UÇK-së, është një nga dy personat që përballet me aktakuzë për kanosje ndaj kryeministrit Albin Kurti. Aktakuza ndaj tij është ngritur më 1 gusht 2025.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, Klinaku më 29 gusht 2023, përmes një postimi në Facebook, ka lëshuar deklarata me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit. Reagimet publike ndaj këtij postimi nuk e kanë ndalur atë, pasi më 30 gusht 2023, ai ka përsëritur kërcënimin duke shkruar:

    “Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras Albin Kurtin se sa t’ia lëshoj rrugën e të iki nga Kosova”.

    Përveç këtij rasti, Kurti ka refuzuar të paraqitet edhe për intervistim në rastin e rezervave shtetërore, ku ishte ftuar nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar. Në vend që të shkojë vetë, Kurti ka deklaruar se prokurorët duhet ta intervistojnë në zyrën e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark