Kryeministri i vendit Albin Kurti është duke mbajtur konferencë për media lidhur me shpërthimin në Zubin Potok.
Aie ka cilësuar akt terrorist shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok.
“Këto sulme janë kriminale, terroriste dashkeqëse që besojmë që vijnë nga fqinju ynë agresor. Sot ka pasur një akt të rëndë me mjete shpërthyese u dëmtua kanali i Ibër-Lepencit, ku furnizohen disa pjesë të Kosovës. Furnizimi është ndërprerë. Ky sulm ka dashur ta dëmtojë infrastrukturën mbase me të rëndësishme që kemi dhe pa dyshim që ishte tentative për ta ndalur furnizimin me rrymë dhe ujë në vendin tonë. Qytetarëve i bëjmë thirrje që të jenë të qetë. Sulmi është kryer nga profesionistë”, tha ai.
Kurti paralajmëroi se një pjesë e vendit mund të mbetë pa rrymë dhe ujë.
“Riparimi është i vështirë nëse nuk riparohet atëherë një pjesë e Kosovës rrezikon të mbes pa rrymë dhe një pjesë pa ujë”, tha ai.